Sunday, November 24, 2024
HomeBotaRritet mesatarja javore e infeksioneve në Gjermani

Rritet mesatarja javore e infeksioneve në Gjermani

Shifra mesatare e infeksioneve me Covid-19 në Gjermani është rritur përsëri dhe të shtunën shkoi në 80.7, ndërsa një javë më parë ishte 72.1 për 100 mijë banorë. Të dhënat i bëri të ditura Instituti Robert Koch.

Numri mesatar i pacientëve të pranuar në spitale me Covid-19 për 100 mijë banorë brenda shtatë ditëve tani është 1.83, shifër shumë më e ulët se rekordi i shënuar vitin e kaluar – 15.5.

Autoritetet shëndetësore gjermane raportuan 10.835 raste të reja me Covid-19 për 24 orë, rreth 500 më shumë se një ditë më parë, shkruan The Guardian.

Përpos infeksioneve, në 24 orët e fundit në Gjermani u regjistruan edhe 24 të vdekur, ndërsa shifra e përgjithshme e viktimave të koronavirusit ka shkuar në 92.325.

Ndryshe, Gjermania në javët e fundit i ka ashpërsuar masat kundër pandemisë për shkak të shqetësimeve rreth përhapjes së variantit shumë ngjitës, Delta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments