Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaHaki Abazi u largua nga studio gjatë debatit, gazetari Kushtrim Sadiku sqaron...

Haki Abazi u largua nga studio gjatë debatit, gazetari Kushtrim Sadiku sqaron se çfarë ndodhi

Gazetari dhe autori i emisionit “Politiko” në Kanal 10, Kushtrim Sadiku, ka dalë me një reagim në profilin e tij pasi deputeti i VV’së dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi, e ka lëshuar emisionin pas një debati që ka pasur me panelistin  Arben Ahmeti rreth rrjetit të gazit amerikan.

Sadiku thotë se ndjenë keqardhje për veprimin e Abazit, dhe shton se e kanë trajtuar me seriozitet dhe dinjitet.

“Keqardhje per gjestin e Haki Abazit, i cili leshoi demonstarivisht studion e Politikos ne Kanal 10, tek sa po diskutohej Marreveshja e Washingtonit dhe derivati i rendesishem i gazsjellesit amerikan.Z. Abazi, ashtu si secili mysafir i Politikos, gjate gjithe emisionit ka qene i trajtuar me shume dinjitet e seriozitet nga panelistet. Kjo mund te provohet lehtesisht nese e shikoni permbajtjen e emisionit”, ka thënë Sadiku.

Ai tutje ka thënë se gazetarët kanë të drejtë të insistojnë në të vërtetën, gjë që thotë se e bëri panelisti Arben Ahmeti gjatë debatit me Abazin.

“Gazetaret kane te drejte te dijne te verteten dhe kane te drejte per te insistuar per te verteten, qofte kur ky insistim behet duke ngritur zerin, e qofte kur ai behet ne menyre pasionante.

E drejta e publikut për te ditur të vërtetën është e shenjte. Ne këtë drite ka qene edhe insistimi i gazetarit Arben Ahmeti.

Nga ana tjetër, askush nuk ia ka mohuar te drejtën z. Abazi për tu përgjigjur, apo argumentuar për te kundërtën, qofte për Marrëveshjen e Washingtonit, Gazsjellësit amerikan, çështjes se ambasadoreve apo çfarë do tjetër qe ka te beje me politiken e brendshme apo te jashtme”, ka shtuar drejtuesi i “Politiko”.

Në fund thotë se nuk e ka kuptuar arsyen pse Haki Abazi e ka lëshuar emisionin.

“Si drejtues i emisionit, nuk e kuptoj arsyen e z. Abazi per ta braktisur emisionin gjate transmetimit te drejtperdrejte.

Edhe një here, ne Politiko, secili mysafir trajtohet me respekt dhe dinjitet, kush do qofte ai apo nga çfarë do subjekti politik qe vjen.”, ka përfunduar Sadiku./Express/

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments