Zvicra po planifikon të riatdhesojë rreth 80 persona jashtë vendit të cilët aktualisht janë të infektuar me Covid. Shërbimi mjekësor i ushtrisë ka informuar kantonet të premten lidhur me projektin në fjalë.
Rreth gjysma e të prekurve janë sëmurë gjatë pushimeve të tyre në vendet e Ballkanit, transmeton albinfo.ch.
Tobias B ,r, zëdhënës i Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Shëndetit (GDK), ka konfirmuar për Agjencinë e lajmeve Keystone-SDA, të shtunën, një raport përkatës nga gazetat Tamedia (botimet e së shtunës).
Riatdhesimi në këtë kontekst konsiderohet “urgjent” për të paktën tetë persona nga grupi i përmendur.
Shërbimi mjekësor i ushtrisë u ka bërë thirrje kantoneve dhe spitaleve për “solidaritet, transparencë dhe ndershmëri”, përcjell albinfo.ch.
Siç ka konfirmuar më tej GDK, përfaqësuesit e kantoneve, GDK, shërbimi mjekësor i ushtrisë dhe shoqatës për mjekësinë e kujdesit intensiv do të diskutojnë të hënën mbi çështjet ligjore, organizative dhe logjistike.