Friday, November 1, 2024
HomeLajmeKosovaEkspertët thonë se Qeveria Kurti s’ka zotësi për të trajtuar temat e...

Ekspertët thonë se Qeveria Kurti s’ka zotësi për të trajtuar temat e mëdha paralelisht me pandeminë

Qeveria aktuale gjatë ballafaqimit me pandeminë nuk po tregon zotësi për tu marrë edhe me tema tjera të rëndësishme për vendin, thonë ekspertët.

 

Visar Ymeri nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se qeverisja Kurti nuk po ka aftësi që paralelisht me pandeminë të trajtojë probleme tjera që ka Kosova.

Ish-kreu i VV-së, thotë se përqëndrimi duhet të jetë te menaxhimi i pandemisë dhe pasojave nga masat e marra nga ekzekutivi.

“Natyrisht që pandemia është e ndërlidhur me dy gjëra, një është me aktivitetin ekonomik njërën anë dhe pastaj në marrëdhëniet shoqërore në përgjithësi në anën tjetër. Mendoj që këto po mundohen të balancohen edhe nga kjo qeverisje mirëpo jo çdo herë do të mund të jetë efektive dhe e suksesshme sepse ka nevojë që në momente të caktuara të kemi përqendrim sikur tash për shembull, më shumë te shëndeti publik se sa te çka do tjetër. Problemi që kam me këtë qeverisje dhe jo vetëm me të është që gjatë kohës së ballafaqohen me një problem nuk po e kanë afërsinë me u marrë edhe me probleme tjera njëkohësisht. Për shembull nëse mbyll bizneset, shkurton orarin, mbyll qytetarët me orë policore duhet me pasë parasysh që numri i njerëzve atje iu përgjysmohet rroga sepse ju përgjysmohet orari, numër i njerëzve pastaj e humbin vendin e punës sepse nuk kanë nevojë bizneset për ta dhe nuk mundesh me mbyll vendin që me u mbrojte nga Covidi e mos me i mbrojte njëkohësisht njerëzit nga humbja e vendit të punës”.

Edhe njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku ka thënë se nën hijen e pandemisë kohëve të fundit kanë mbetur tema të rëndësishme si Forumi Alban në Austri.

Ai konsideron se pandemia i la jashtë vëmendjes së duhur edhe çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe tema tjera të qeverisjes ditore.

“Sigurisht që ka pasur tema të rëndësishme, kemi pasur forumin Albah i cili është një forum që mbahet në Austri dhe mbledhë të gjithë presidentët, diplomatët dhe ministrat e jashtëm ku diskutohet e ardhmja e politikës së jashtme në përgjithësi të kombeve dhe të shteteve të Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Pastaj kemi pasur gjashtë vjetorin e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, e cila ka qenë një temë që realisht ende nuk është zbatuar në kuptim praktik, megjithatë ka qenë një temë që konsideroj se është dashtë të diskutohet më gjerë në opinionin publik të Kosovës. Pastaj disa tema të tjera për Qeverisjen ditore siç janë menaxhimi i financave publike dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai për EO.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments