Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKush vendos për shkurtimin e fushatës zgjedhore?

Kush vendos për shkurtimin e fushatës zgjedhore?

Ftesa e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë mori përgjigje nga dy kundërshtarë të tij politikë.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e pranuan kërkesën e Lumir Abdixhikut.

Por, një qëndrim në lidhje me këtë çështje nuk ka dhënë edhe i pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Me apo pa këtë të fundit ndryshimin që po e kërkon LDK-ja nuk do të mund ta bëjë përmes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mundësinë për një kërkesë të tillë për shkak të situatës pandemike e kanë institucionet shëndetësore.

Por, LDK nismën e saj do të provojë ta finalizojë përmes Kuvendit që tash është në pushim.

Për këtë do të propozojë rezolutë në një seancë të jashtëzakonshme që do ta thërrasë për javën e ardhshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments