Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaPesë të lënduar në një aksident ku u përfshi një veturë e...

Pesë të lënduar në një aksident ku u përfshi një veturë e policisë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet. Në aksident janë përfshirë një veturë civile dhe një e Policisë së Kosovës.

 

Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, derisa ka bërë të ditur se tre nga pesë të lënduarit janë policë.

“Si pasojë e aksidentit pesë persona ( tre nga ta zyrtarë policor)  kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë  dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, njofton Policia.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments