Saturday, November 23, 2024
HomeBotaGjermania vendos karantinën për shqiptarët, tri kushtet për të hyrë në kufi

Gjermania vendos karantinën për shqiptarët, tri kushtet për të hyrë në kufi

Duke filluar nga e diela Gjermania ashpërson masat ndaj shqiptarëve që hyjnë atje, duke rikthyer karantinën 10-ditore.

 

Sipas njoftimit të Ambasadës Gjermane në Tiranë, janë vetëm dy kushte për t’iu shmangur vaksinimit; dëshmi që keni kaluar Covid dhe certifikata vaksinimi. Kushti tjetër për të hyrë në vend është testi negativ, megjithatë me të mbërritur në Gjermani sërish duhet të karantinoheni dhe pas pesë ditësh, nëse paraqisni një test të dytë negativ mund të lini karantinën, raporton RTSh.

Njoftimi i Ambasadës Gjermane

Nga dita e diel, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërish si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:

1. Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

2. Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

3. Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments