Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaNesër Kosovës i përfundon moratoriumi për njohje dhe aplikim në organizata ndërkombëtare

Nesër Kosovës i përfundon moratoriumi për njohje dhe aplikim në organizata ndërkombëtare

Kosova që nga nesër e tutje mund të fillojë lobimin për njohje diplomatike nga shtetet e tjera, si dhe për anëtarësimnë rast se nuk merren parasysh kërkesat e SHBA’së për vazhdim të moratoriumit nga Qeveria.

Kjo, pasi që 4 shtatori do jetë data e skadencës së moratoriumit një-vjeçar në kuadër të marrëveshjes së Uashingtonit, i cili kërkoi mos-anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe lobim për njohje.

Moratorium në marrëveshjen e nënshkruar nga dy shtetet vitin e kaluar nën administrimin e ish-presidentit Donald Trump parashihej edhe për Serbinë që të mos vazhdonte fushatën kundër Kosovës.

“Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë”, thuhej në një nga pikat e marrëveshjes.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të vazhdohet moratoriumi lidhur me çështjet e njohjes.

“Në mënyrë që të mbështetet suksesi i dialogut dhe përpjekjeve të tjera, ne inkurajojmë të dy palët që të mbajnë moratoriumin e tyre mbi çështjen e njohjeve që komplikon përparimin në fushat teknike”, tha një zëdhënës i DASH-it gjatë së premtes.

Po ashtu, nga DASH-i kanë kërkuar respektimin e detyrimeve të dala nga Marrëveshja së Uashingtonit edhe këtë vit nga të dy shtetet.

Nga Qeveria Kurti nuk ka pasur ende asnjë deklarim karshi kësaj kërkese, ndonëse e njëjta ka kontestuar disa nga pikat e kësaj marrëveshjeje. Po ashtu, përgjatë muajit gusht në Kuvendin e Kosovës nuk ka arritur të kalojë rezoluta për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, të cilën e kundërshtuan partia në pushtet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments