Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaArben Gashi: Vetëm nga VV-ja dhe Kurti nuk kemi marrë përgjigje për...

Arben Gashi: Vetëm nga VV-ja dhe Kurti nuk kemi marrë përgjigje për shkurtimin e fushatës elektorale

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur në lidhje me kërkesën e LDK-së dhe kryetarit Abdixhiku për shkurtimin e fushatës elektorale nga 30 në 10 ditë.

 

Gashi ka thënë se deri tani vetëm nga partia në pushtet dhe kryetari i saj nuk kanë marrë përgjigje apo konfirmim në lidhje me këtë kërkesë të LDK-së.

“Ky është një rast ku partia në pushtet mund ta dëshmon vullnetin dhe gatishmërinë e saj për të kontribuar në të mirën e shëndetit të qytetarëve. Duhet, është detyrë dhe obligim i të gjithëve të jemi bashkë për të mirën e qytetarëve tanë” shkruan Gashi në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Ruajtja e shëndetit të qytetarëve është detyrë dhe obligim!

Meqenëse situata me pandeminë është tejet e rënduar, konform saj kemi propozuar një pakt partiak për shkurtim të periudhës së fushatës zgjedhore nga 30 në 10 apo më pak ditë. Deri me tani vetëm nga partia në pushtet dhe i pari i saj nuk kemi pranuar përgjigje dhe as ndonjë konfirmim.

Ky është një rast ku partia në pushtet mund ta dëshmon vullnetin dhe gatishmërinë e saj për të kontribuar në të mirën e shëndetit të qytetarëve.

Duhet, është detyrë dhe obligim i të gjithëve të jemi bashkë për të mirën e qytetarëve tanë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments