Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaDeri tani, Kosova ka strehuar 467 afganë, kërkohet përkrahja e organizatave ndërkombëtare

Deri tani, Kosova ka strehuar 467 afganë, kërkohet përkrahja e organizatave ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mbajtur takim koordinues me organizatat ndërkombëtare në Kosovës, për të diskutuar rreth gjendjes dhe nevojave aktuale lidhur me strehimin e përkohshëm të qytetarëve afgan në Kosovë.

Sveçla bëri të ditur se deri më tani në Kosovë kanë arritur 467 afganë, të cilët janë tashmë të strehuar.

Ai shtoi se me ndihmën e NATO-s, u janë ofruar kushtet e nevojshme për akomodim fillestar të strehuarve.

Sveçla ka thënë se në këtë proces është shumë i nevojshëm përkrahja edhe e organizatave ndërkombëtare që janë të vendosura në Kosovë dhe me këtë qëllim i ka ftuar për të parë mundësitë e tyre për të ndihmuar në këtë proces të rëndësishëm, si dhe për të vendosur kanalet e drejta të komunikimit dhe koordinimit.

“Qeveria e Kosovës i është përgjigjur pozitiisht kërkesës së Qeverisë së SHBA-së dhe NATO-s, për të strehuar përkohësisht qytetarët afgan. Ne jemi zotuar për të ofruar kushte dinjitoze të akomodimit, për të ju bërë sa më të lehtë qëndrimin e tyre në Kosovë. Megjithatë, nevoja për mbështetje të organizatave tuaja është po ashtu shumë e rëndësishme për ne”, theksoi Sveçla.

Ndërsa përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në Kosovë, theksuan gatishmërinë e tyre që në bazë të nevojave të identifikuara dhe mundësive, të jenë në dispozicion të institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë për të ndihmuar në këtë proces.

Në takim u diskuan edhe modalitet me të cilat do të operojnë institucionet e Kosovës, rreth strehimit të qytetarëve afgan, gjithnjë duke ju garantuar të gjitha të drejtat e tyre sipas ligjit, përfshi jetën e re sociale, të cilin do ta kenë gjatë qëndrimit në Kosovë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments