Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaAlarmante në Spitalin e Pejës: Sallat e takimeve mbushen me shtretër për...

Alarmante në Spitalin e Pejës: Sallat e takimeve mbushen me shtretër për pacientët me COVID

Gjatë ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve dhe hospitalizuarve me COVID-19, dhe në mungesë të ambienteve të posaçme për trajtimin e pacienteve, në Spitalin Regjional të Pejës po shfrytëzohen edhe sallat e takimeve.

 

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga vet Spitali i Pejës.

“Për të siguruar shtretër të tjerë në rast nevoje janë adaptuar edhe disa hapësira të tjera që nuk kanë qenë të dedikuara për pacientë si Salla e takimeve dhe një hapësirë e Pulmologjisë që mund të shihen në foto”, bëhet e ditur në komunikatë.

Përveç tyre, pacientët e infektuar kanë zënë edhe hapësirat në Infektivë, Pulmologji, Psikiatri, Dermatologji, Interno, Nurologji, ORL, Oftamologji, si dhe një pjesë të Emergjencës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments