Saturday, November 23, 2024
HomeBota“Maderna”, arrestohet falsifikuesja, ia sheh sherrin gabimit në emrin e vaksinës

“Maderna”, arrestohet falsifikuesja, ia sheh sherrin gabimit në emrin e vaksinës

Një grua 24-vjeçare nga Illinois i Shteteve të Bashkuara dorëzoi një kartelë të falsifikuar të vaksinimit për ta vizituar Havain. Sidoqoftë, duket se ajo nuk ishte treguar shumë e kujdesshme, kur në hapësirën për llojin e vaksinës e kishte shkruar “Maderna”.

 

Me qëllim të anashkalimit të karantinës 10-ditore në Havai, ajo ngarkoi në mënyrë elektronike një kartelë vaksinimi dhe arriti në Honolulu më 23 gusht, shkruan Associated Press.

“Skanerët e aeroportit gjetën gabime të dyshimta, si gabimi në shkrimin e fjalës “Moderna” dhe fakti që shtëpia e saj ishte në Illinois, por ishte regjistruar që vaksinën e kishte marrë në Delaware”, tha një agjent special i organeve hetuese në Havai.

Ai i shkroi një zyrtari në Delaware, i cili ia konfirmoi faktin që nuk ekzistojnë të dhëna për vaksinimin e gruas sipas emrit dhe datës së lindjes që ishin paraqitur.

Gruaja u akuzua për shkelje të rregullave emergjente kundër përhapjes së koronavirusit. Ajo u mbajt në ndalim fillimisht, por një gjykatës e liroi të mërkurën dhe caktoi një seancë tjetër pas tri javësh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments