Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaEsat Raci zëvendëson Bashotën për të parin e Klinës

Esat Raci zëvendëson Bashotën për të parin e Klinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka decertifikuar kandidatin e PDK-së për kryetar të Klinës, Sokol Bashotën, të cilit para disa ditësh Gjykata e Apelit i ka shqiptuar vendimin e formës së prerë. Ndërkohë, ky kjo parti politike ka certifikuar Esat Racin për të parin e Klinës.

 

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka certifikuar edhe katër kandidat të PDK-së, Bledar Berishën, kandidat për kuvend komunal, Artane Bytyçi kandidate për kuvend komunal të Suharekës dhe Mimoza Hamitin, kandidate për kuvend komunal të Obiliqit.

Ylli Buleshkaj nga zyra për regjistrimin e partive politike tha se më 1 shtator kanë pranuar aktgjykimin e gjykatës.

“Më 1 shtator e kemi pranuar nga Gjykata e Apelit vendimin me të cilin iu konfirmohet dëmi kandidatit për kryetar komune të Klinës nga PDK, z. Sokol Bashota dhe kandidatit për Kuvend Komunal z. Enver Berisha. Në bazë të nenit 29, pika 4, kandidatët të cilët e humbin aftësinë për të qenë kandidatë për zgjedhje, decirtifikohen nga KQZ-ja”, tha ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot që numrat për subjektet politike në zgjedhjet lokale të jenë nga 101 dhe nga 111 e sipër për kandidatët e për asamblistë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments