Thursday, October 31, 2024
HomeLajmeKosovaKQZ ia pamundëson Sokol Bashotës kandidimin për zgjedhjet komunale

KQZ ia pamundëson Sokol Bashotës kandidimin për zgjedhjet komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka decertifikuar kandidatin e PDK-së për kryetar të Klinës, Sokol Bashotën, të cilit para disa ditësh gjykata i ka shqiptuar vendimin e formës së prerë.

 

Kjo ia pamundëson Bashotës të qenit kandidat për kryetar komune.

Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar fajësinë ish kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, për mosdeklarim të pasurisë.

Apeli e ka konsideruar të duhur dënimin me kusht dhe 1,200 euro gjobë të cilin e kishte shqiptuar Gjykata e Pejës në shkurt të këtij viti.

Të njëjtin vendim Gjykata e Apelit e mori para pak ditësh edhe për të akuzuarin Enver Berisha të cilin gjykata e Pejës e kishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht.

Kolegji i gjyqtarëve të Apelit ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë drejtë ka vepruar kur të akuzuarit i ka shpallur.

Sokol Bashota u shpall fajtor pasi nuk e kishte deklaruar fare veturën “BMW X5”, në vlerë prej 65 mijë euro dhe as banesën prej 79 metrash katrorë në Prishtinë, edhe pse e ka pasur për detyrë ta bënte një gjë të tillë.

Ai sipas prokurorisë nuk e ka deklaruar as veturën “Jeep” dhe as të ardhurat vjetore 3.000 euro në muaj nga qiraja e banesës.

Ndërsa Enver Berisha u dënua pasi nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion tokën me sipërfaqe prej 5,500 metrash katrorë. 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments