Në Gjakovë dje u sulmuan policët.
Gjithçka ndodhi kur njësiti policor gjatë pikës së kontrollit, sipas planit operativ ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.
I njëjti më pas nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor për vendosje te maskës gjatë kontaktit me ta.
Gjatë shqiptimit të një tikete i dyshuari ka dalë nga vetura duke tentuar ta godasë zyrtarin policor.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.