Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani ka ironizuar me kërkesën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për shkurtimin e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale në 10 ditë.
Rrahmani në një postim në Facebook ka thënë se teksa Abdixhiku e ka parashtruar një kërkesë të tillë, ai fushatën ka nisur që dy muaj, pa ndalur natën e ditën.
“Për këta është e rëndësishme të thuhet e kurr mos të bëhet”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Rrahmanit në Facebook:
Tha: dhjetë ditë fushatë!
Fushatën e ka fillu qe dy muaj pa ndalë, natën e ditën.
Për këta është e rëndësishme të thuhet e kurr mos të bëhet…
Kështu i kanë të gjitha premtimet!.