Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj për akuzat e Muratit për keqpërdorime: Shefi i vet i ka...

Haradinaj për akuzat e Muratit për keqpërdorime: Shefi i vet i ka thënë dil se na u kajt nana

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se ministri Murati doli me urdhër të Kurtit në konferencë dhe akuzoi Haradinajn, për të zhvendosur vëmendjen nga vdekjet e ditëpërditshme.

Në pyetjen se “A janë keqpërdorur 12 milionë sic po thotë Murati?”, Haradinaj u përgjigj mjaft eksplicit.

“Këtij i ka kallëzuar stafi i tij, e i ka thanë shefi i vet ‘dil se na u kajt nana. Janë ka vdesin shumë njerëz e ta bojmë një tollovi, ta ndërrojmë diskutimin’”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, Haradinaj për Muratin tha se ky i fundit është një hajn i vogël i kryeministrit Albin Kurti.

“Ajo që shoh unë të ky ministri i Financave, që jo pa arsye e kanë pru këtu, se ky është targambledhës i Kurtit, ky është një hajn i vogël i Kurtit, siç e ka pas Durmishin, si Liburnin në drejtori të Urbanizimit në Prishtinë. Këtij iu ka dhanë detyra me zhvendos vëmendjen, kur janë 36 të vdekur, me zhvendos vëmendjen te një proces që nuk ka ndodh pagesa, për me tregu që është një hajn i vogël, u dasht me qu njëherë në prokurori, pastaj me dal në konferencë. Por ky me detyrë prej shefit të vet e ka bo njëherë konferencën për shtyp. Por, kjo nuk ua mbulon dështimet e tij”, tha Haradinaj në Dukagjini.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments