Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaBrenda ua ndalën punën: Shteti e dënon 2 mijë euro për duhan...

Brenda ua ndalën punën: Shteti e dënon 2 mijë euro për duhan në terrasë kafenenë në Prishtinë

Masat e vëna nga qeveria Kurti ua ka vështirësuar tej mase punën gastronomëve të cilët po detyrohen të punojnë vetëm në hapësira të jashtme.

 

Mirëpo kjo nuk është e tëra. Ata edhe po gjobiten për veprimtarinë e tyre ndonëse nuk kanë thyer ndonjë rregull të përcaktuar në masat e fundit.

Kështu po pretendon të paktën Shpat Hashani, pronar i kafeterisë së njohur në Prishtinë “Babel”. Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se sot është dënuar me 2 mijë euro për shkak të Ligjit të Duhanit.

“Sjeni normal, me masat e marra, knej kishe po na leni me punu nterrasa kty vjen denon 2000€ per terras qe ki punu me distance po kishe ligji i duhanit spo bojka”, ka shkruar ai.

Ai është shprehur i zhgënjyer me udhëheqjen e re shtetërore.

Sipas tij, atyre u ka dalë situata jashtë kontrollit teksa po duan ta mbulojnë dështimin me veprime të tilla.

Postimi i plotë i Hashanit:

Shtet Muti.

Qeveri muti

Te flliqt

Gjoba 2000€ – i doket si 2€

Sjeni normal, me masat e marra, knej kishe po na leni me punu nterrasa kty vjen denon 2000€ per terras qe ki punu me distance po kishe ligji i duhanit spo bojka.

Marre more duhet me ju ardhe. Jeni paraqit nersy popullit kishe jeni tmire e sjeni si kta tjert po e keni bo berrlloge

Ma mire u desht me na mbylle krejte edhe na ju kemi kete ide nuk e keni pranu tash merrni vendime me na denu e me na detyru me mbylle vet edhe ata vetem me biznese te caktume e individuale e jo ne pergjithesi.

Ju ka dal situata prej kontrolles per keq menaxhim e tash spo dini as cka jeni tu bo. Pse nuk i nalshit diasporen e nuk i kontrollojshit se keni interes prej tyne per vota.

Ni minister qe thote ma mire 5000 veta ne shesh duq njo mi njo se sa ne kafiq nterras dmth tkallxon shume per ni ekspert te shendetesise

Turp.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments