Gazetarja dhe aktivistja Arta Avdiu ka reaguar lidhur me rrahjen brutale të tri grave nga një burrë. Ky i fundit i sulmoi ato duke i rrahur me grushte e shqelma, por edhe me shkop.
Avdiu ka shkruar në facebook “kjo me të kuqe”. Kjo për shkak se njëra nga tri gratë, e veshur me të kuqe, u konfrontua fizikisht me sulmuesin. Njëkohësisht mbetet edhe viktima kryesore në rrahje.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën Express se i dyshuari është duke u kërkuar nga Policia.
Ajo tha se rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.
“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policies”, tha Ahmeti.