33 vjeçari që përbiu telefonin është i burgosur dhe po e vuan dënimin për veprën e kryer në Qendren e Paraburgimit në Mitrovicë.
Lajmin për Klankosovën e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës Rasim Selmani.
“Personi që e kishte përbirë telefonin është i burgosur. Ai po vuan dënimin për veprën e kryer në Qendren e Paraburgimit në Mitrovicë. Pasi e ka përbirë telefonin atij iu ka keqësuar gjendja. Mjekët kanë bërë punë të mrekullueshme”.
Para disa ditësh në Klinikën e Gastroenterologjisë është realizuar një intervenim i rrallë ku nga lukthi 33 vjeçarit i është larguar një telefon i ndarë në tre pjesë.
Doktori Skender Telaku tha se rreziku kryesor ishte bateria e cila ka mundur të shpërthejë.