Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeEkspertët: Rimëkëmbja ekonomike në Shqipëri varet nga vaksinimi

Ekspertët: Rimëkëmbja ekonomike në Shqipëri varet nga vaksinimi

Në Shqipëri autoritetet zyrtare dhe ekspertët po e shohin rimëkëmbjen e ekonomisë, që ka marrë goditje nga Pandemia e Covid 19, të lidhur ngusht me proçesin e vaksinimit. Të dhënat, thonë zyrtarët, janë optimiste dhe flasin për një rritje ekonomike me 5.5% për vitin 2021. Ata mendojnë se vaksinimi i popullsisë ka shtuar besimin e qytetarëve, ka përmirësuar treguesit ekonomikë dhe ka larguar rrezikun e një mbyllje tjetër të vendit.

Insititucionet financiare botërore si FMN, BB e kanë lidhur në vijimësi, rimëkëmbjen ekonomike globale të goditur nga Pandemia e Covid 19 me proçesin e vaksinimit. Në Shqipëri në vitin 2020, ekonomia ra me 4% përkundrejt parashikimit 8% të Ministrisë së e Financave, duke zënë vendin e dytë në rajonin e Ballkanit perëndimor pas Serbisë me rënien më të ulët. Ekspertët e lidhin këtë me rikthimin në normalitet të ekonomisë në pjesën e dytë të vitit. Autoritetet e shëndetit publik e konsiderojnë vaksinimin e popullatës mënyrën më të sigurt, më të lirë, dhe më afatgjatë për të garantuar mbylljen e pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike.

“Në SHBA, pak kohë më pare, është bërë një studim i cili tregon se në shtetet të cilat janë duke ecur më shpejt me vaksnimin, popullatat e vlerësuara të përfshira në studim, kanë një shëndet mendor më të mirë. Janë në gjendje të adaptohen më mirë me tregun me investimin dhe me planifikimin e së ardhmes”, u shpreh për Zërin e Amerikës Alban Ylli, Shef i Departamentit të shëndetit publik në ISHP.

Në Shqipëri që prej 11 janarit të këtij viti janë vaksinuar sipas autoriteteve, me dy doza , afërsisht 28% e qytetarëve mbi 18 vjeç, 13% më shumë se projeksionet e OBSH, dhe me një dozë mbi 35% e kësaj fashe të popullsisë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments