Rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë ka ndikuar edhe në rritjen e interesimit të qytetarëve për vaksinim.
Kjo ka ndodhur ndonëse në shumicën prej qendrave të vaksinimit nuk ka më termina të lira për imunizim shkaku i mungesës së vaksinave, shkruan lajmi.net.
Një situatë kaotike ndërkaq është vërejtur në Pejë, në Qendrën e Vaksinimit.
Lexues të lajmi.net kanë dërguar fotografi në redaksinë tonë ku shihen radhët e gjata të qytetarëve që kanë shkuar për t’u vaksinuar.
Gjendje e këtillë, është vërejtur gjatë tërë ditës.