Qindra automjete të Kosovës dhe të Shqipërisë po presin në rrugën e kombit për të hyrë në Kosovë.
Radha është e gjatë deri në fshatin Morinë, kjo për shkak të masave antiCOVID që po zbaton pala kosovare në pikën e kalimit kufitar Vermicë, por edhe të kthimit të kosovarëve nga pushimet në bregdetin shqiptar, mjetet po presin prej disa orësh për të hyrë në Kosove.
Kjo situatë është prej 31 gushtit kur pala kosovare po kërkon test PCR ose certifikatë vaksinimi, ndërkohë që pranë pikës së kalimit kufitar është vendosur një laborator për test të shpejtë me 25 euro.