Në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, Policia në Pejë ditëve të fundit ka realizuar kontrolle të shumta në subjekte të ndryshme në rrugë, gastronomi, qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomikë.
Për moszbatim të masave, në 24 orët e fundit në rajonin e Pejës nga zyrtarët policorë, janë shqiptuar 489 gjoba sipas ligjit antiCOVID.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët t’i respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe IKSHPK-së, pasi vetëm kështu mund t’i ulim shifrat e të infektuarve dhe ta mbrojmë shëndetin publik.