Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaShtetasi i Kosovës kapet në Bllacë me test PCR të falsifikuar

Shtetasi i Kosovës kapet në Bllacë me test PCR të falsifikuar

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje në kufirin e Bllacës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi është kapur me test PCR negativ të falsifikuar.

“Më 01.09.2021 në ora 17.15 në vendkalimin kufitar “Bllacë e poshtme”, policët kanë privuar nga liria S.G.(31) nga Kosova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka dorëzuar test PCR të falsifikuar. Është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Ndërkaq dje kanë hyrë në fuqi masat në kufij. Shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt nuk mund të hyjnë dhe dalin nga vendi pa dorëzuar njërin nga tre dokumentet: certifikatë se ka pranuar dy doza të vaksinës, test PCR negativ dhe vërtetim se ka kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments