Është makthi i çdo familjeje: Nëna preket nga koronavirusi, sëmuret dhe duhet të përdorë respiratorë, mushkëritë janë dëmtuar rëndë. Ajo tash është në Njësitin Intensiv në Spitalin Kantonal Baden AG, në komë artificiale. Kështu i ka ngjarë familjes zvicerano-kosovare nga rajoni i Zurichut.
Nëna Z.G. është 59-vjeçare dhe e pavaksinuar. Ajo u sëmurë në Kosovë, por pati fat, pasi shërbimi i ndihmës së parë të Zvicër, Rega, e solli atë në Zvicër nga Kosova.
Por vetëm pas disa ditëve paqartësi e pritjeje. Vajza Flutra A* (27), punonjëse në një zyre të një kompanie të sigurimeve, i ka treguar gazetës “Blick” për orët e rënda të familjes.
Nëna Z.G. u infektua me virus më 20 gusht, me të ishte vetëm bashkëshorti i saj Ismailj G. (61).
“Asaj vetëm sa po i keqësohej gjendja, nuk po mund të ngrihej më nga shtrati”, tregon Flutra.
Kur iu përkeqësua gjendja, udhëtoi i biri i tre për në fshatin Shirokë, për të ndihmuar babanë që të kujdesej. Pasi spitalet ishin të mbushura dhe nuk kishte vend për pacient të rinj.
Familja u mundua të organizonte një fluturim rikthimi për nënën. Kompania e saj e sigurimeve telefonoi një mjek që e vizitonte 59-vjeçaren. Ai konstatoi gjendjen kritike. Por nuk ishte aq e thjeshtë. Për të organizuar që Rega ta sjellë në Zvicër, asaj i duhet një vend në një spital në Zvicër – dhe edhe në Zvicër, Njësiti Intensiv është plotë. Duhet të pres me ditë, që të organizohet një shtrat në Spital për të.
“Ne kishim humbur shpresën”, thotë Flutra.
Por më në fund mori një lajm të mirë. U lirua një vend në spitalin Uster ZH.
Me ambulancë 59-vjeçarja u mor nga shtëpia dhe u dërgua në një aeroplan të Regas që po priste. Më 30 gusht, dhjetë ditë pas testimit pozitiv, erdhi momenti për rikthimin e saj në Zvicër.
Ajo arriti në Zvicër, por në gjendje shumë të rëndë, sa që u dërgua në Stacionin Intensiv në Spitalin Kantonal të Badenit, reporteri.
Vajza e saj thotë: “Mushkëritë e saj u dëmtuan rëndë nga virusi. Mjekët vendosën që ta fusin në komë artificiale, që të kursehen mushkëritë”.
Ajo ende nuk e ka parë nënën e saj, duhet të presë si pjesa e tjetër e familjes në shtëpi për ndonjë lajm të mirë nga spitali.
Flutra A. thotë: “Po ta dinim se çfarë do të ndodhte, do të vaksinoheshim më herët”.
Por ajo thotë se ka lexuar lajme për të vdekur nga vaksinohet, dhe nuk i është shpjeguar si duhet për vaksinimin.
Në komunitetin kosovarë po qarkullojnë tepër teori konspirative.
Familja mbetet skeptike.
“Nëna ime kishte edhe sëmundje tjera dhe prapë vendosi kundër vaksinimit. Ne do të kishim dëshirë tash që ajo të ishte vaksinuar”, thotë Flutra.
Pikërisht personat e rrezikuar kanë qenë në listën prioritare për vaksinim.
Tash po lutet familja për shërimin e nënës. Dhe po e përcjellë me shqetësim situatën në Kosovë, pasi atje numri i të infektuarve është mjaft i lartë.
“Ka të bëjë me atë që njerëzve nuk i është shpjeguar si duhet puna e vaksinimit”, thotë Flutra.
Ajo i është shumë falënderuese spitaleve në Zvicër dhe Regas.
“Unë kam qarë nga gëzimi kur nëna ime është sjellë në Zvicër. Ishte periudha më e keqe e jetës sime”, thotë ajo.