Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pranuar letër nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku ky i fundit ka kërkuar shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë.
Haradinaj në anën tjetër ka thënë se qëndrimi i AAK-së duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë është që fushata të shkurtohet vetëm në 5 ditë.
“Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10”, ka shkruar ai në Facebook.
Haradinaj ka thënë se shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha.