Një përleshje fizike në mes të disa personave ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë.
Pas kësaj, policia ka arrestuar tre persona të dyshimtë, pasi që të njëjtit ishin përfshirë në rrahje me katër persona të tjerë.
Si pasojë e rrahjes viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.
Nga njëri i dyshuar është konfiskuar një revole me dy fishekë dhe dyshohet se arma është përdorur në këtë rast.
Të lënduarit janë nga përleshja fizike dhe jo nga arma.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.