Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaMbi 4 mijë e 200 qytetarë gjobiten për një ditë për mosrespektim...

Mbi 4 mijë e 200 qytetarë gjobiten për një ditë për mosrespektim të masave Anti-COVID

Me shtrëngimin e masave Anti-COVID është rritur numri i gjobave të shqiptuara ndaj qytetarëve.

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj atyre që nuk po respektojnë ligjin për pandeminë.

Ndërsa, vetëm në 24 orët e fundit policia ka shqiptuar 4 mijë e 263 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar këtë ligj.

Po ashtu, policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 465 gjoba në trafik.

Me marrjen e masave të fundit mbrojtëse ndaj COVID-19, është shtuar numri i zyrtarëve policorë që po patrollojnë në pjesë të ndryshme të vendit.

Kësisoj është shtuar edhe numri i gjobave.

Kujtojmë që Kosova po regjistron shifra të larta të infektimeve me COVID-19 dhe viktimave nga ky virus.

Andaj qytetarëve u është kërkuar që të vaksinohen dhe të respektojnë masat mbrojtëse që të mbrohen nga  koronavirusi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments