Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaEdi Rama sulmoi Bullgarinë në Bled, Latifi me kritika të mëdha për...

Edi Rama sulmoi Bullgarinë në Bled, Latifi me kritika të mëdha për kryeministrin e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka akuzuar Bullgarinë sot në samitin që po mbahet në Slloveni, për sic thotë ai, mbylljen e rrugës europiane për Maqedoninë e Veriut.

Rama këto akuza i ka drejtuar në prani të kryeministrit bullgar në Slloveni, ndërkohë që mospajtimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë për atë që quhet “identiteti maqedonas”.

Profesori universitar Blerim Latifi ka kritikuar ashpër Ramën në një status në Facebook për “mbrojtje të trashëgimisë së Titos”, ndërsa i ka kujtuar atij se sllavët e Maqedonisë kanë përdorur cdo mjet për shkombëtarizim të shqiptarëve të Maqedonisë dhe se një kryeministër sllav i Maqedonisë nuk do ta bënte të njëjtën për Shqipërinë në një forum ndërkombëtar.

“Kritikat e ashpra që sot Rama ja paska  bërë Bullgarisë në Slloveni në sytë e kryeministrit bullgar, janë absurde. Në vend se të luftoj për ta shkëputur perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE nga perspektiva e ish republikave jugosllave, ai vazhdon të zhytet edhe më thellë në moçalin e ndotur të tyre. Shqiptarët nuk kanë asnjë problem me bullgarët. Përkundrazi, pas kroatëve, ata janë populli më miqësor i shqiptarëve në Ballkan. Atë që Rama sot e bëri për Maqedoninë në Slloveni, kryeministri maqedon kurrë nuk do ta bënte për Shqipërinë. Në fakt historikisht ka ndodhur e kundërta: maqedonasit nuk kanë lënë mjet pa përdorur për t’i shkombëtarizuar shqiptarët e Maqedonisë, përjashto spastrimin etnik, të cilin nuk kanë qenë në gjendje ta zbatojnë, se po të ishin natyrisht që nuk do ta kursenin. E gjithë bota e di se krejt ajo që quhet histori, gjuhë e kulturë e sllavëve maqedonas, në thelb, përbëjnë vjedhje të trashëgimisë bullgare, e se populli maqedonas është thjesht një sajesë konjukturale e Titos. Jugosllavia e Titos ka vdekur dhe Ballkani nuk do të qetësohet kurrë derisa nuk lihet pas e gjithë trashëgimia e tij”, ka thënë Latifi në statusin e tij.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments