Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMërgimtari i pavaksinuar infektohet me COVID-19, nga Infektiva iu bën apel qytetarëve...

Mërgimtari i pavaksinuar infektohet me COVID-19, nga Infektiva iu bën apel qytetarëve të vaksinohen

Një mërgimtar gjysmën e pushimeve që i kishte planifikuar t’i kaloj me familje është duke i kaluar në Klinikën Infektive.

 

Shpëtim Uruqi që nga dita e enjte është shtrirë në klinikë pas infektimit me COVID-19.

Uruqi në “Info Magazine” bëri të ditur se në Zvicër nuk është vaksinuar ndaj koronavirusit e për këtë është shumë pishman teksa u bën apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.

“Kam ardhur në Kosovë më 14 gusht dhe pas dy dite kam pasur simptoma të COVID-19, kam pas temperaturë dhe kollitje. Kam bërë një test në një laborator privat dhe herën e parë kam rezultuar negativ teksa simptomat vazhdonin herën e dytë kam rezultuar pozitiv”.

“Nuk kam qenë i vaksinuar kam qenë i vetëm prej kompanisë që kam që nuk jam vaksinuar. U kisha bë apel të gjithëve që të vaksinohen edhe pse vaksina nuk të mbron 100 përqind por që ka efektin e saj”.

“Jam penduar që s’jam vaksinu dhe nuk e kam pasur prioritet vaksinimin për shkak të pushimeve por që po e shoh se kam gabuar.

“Nga e enjtja e kaluar jam shtri në klinikën infektive dhe deri dje kam qenë i intubuar ndërsa sot ndihem pak më mirë. Por, si të kthehem në Zvicër do të vaksinohem”, tha Uruqi.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments