Elbasan Rashani ka folur në konferencën e Kombëtares së Kosovës para ndeshjes së nesërme.
Kosova është mysafire e Gjeorgjisë nesër nga ora 18:00 në ndeshjen që luhet në kuadër të kualifikime të Kupës së Botës.
Para ndeshjes në konferencë shtypi ka folur futbollisti i ‘Dardanëve’, Elbasan Rashani.
“Unë jam në formë të mirë, kam ardhur në këto ndeshje pas një forme të mirë te Clermont, të gjithë futbollistët në ekipin tonë janë gati për këtë ndeshje”.
“Kemi ardhur në Gjeorgji për të arritur rezultat pozitiv dhe do të japim maksimumin për të arritur një gjë të tillë”.
“Nuk është e lehtë të luhet pa shikues, ne preferojmë të luajmë me tifozë edhe si vendas por edhe si mysafir. Fokusi ynë i tërë do të jetë brenda fushës”.
Rashani u pyet për startin e tij mirë te Clermont ku në katër ndeshjet e para ka realizuar tre gola dhe një asistim.
“Absolutisht liga e Francës është njëra ndër ligat më të mira dhe jam i lumtur me ndeshjet e para që kam zhvilluar, megjithatë tani i tërë fokusi im është te Kombëtarja e Kosovës”, përfundoi Elbasan Rashani.