Saturday, October 19, 2024
HomeSportPrizreni kualifikohet në gjysmëfinale të Superkupës, mposht me lehtësi Dritën

Prizreni kualifikohet në gjysmëfinale të Superkupës, mposht me lehtësi Dritën

Ka filluar sot turneu i Superkupës së Kosovës në basketboll.

 

Prizreni 19 ka arritur të mposht Dritën me rezultat 106 – 69 në çerekfinalen e parë të Superkupës.

Skuadra e Prizrenit e nisi lojën shumë mirë dhe ishte gjatë tërë kohës në epëri, në pushim mes pjesëve shkuan me epërsi 52-36.

Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë me Prizrenin që vazhdoi të dominonte për të arritur fitore në fund.

Më të mirë te Prizreni ishin Ivan Koljevin me 19 pikë, nëntë kërcime, gjashtë asistime dhe Cortney Fells me 17 pikë, nëntë kërcime, tre asistime.

Te Drita u dalluan, Laurant Ibrahimi me 20 pikë dhe Qendrim Demi me 15 pikë, dy kërcime, tre asistime.

Prizreni në gjysmëfinale të Superkupës e pret fituesin e çerekfinales tjetër mes Prishtinës dhe Pejës që zhvillohet sonte nga ora 19:00.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments