Sunday, November 24, 2024
HomeSportMbappe refuzoi kontratën me vlerë 45 milionë euro neto në vit nga...

Mbappe refuzoi kontratën me vlerë 45 milionë euro neto në vit nga PSG

Kontrata e tanishme e Kylian Mbappes me PSG skadon më 30 qershor të vitit 2022

Paris Saint-Germain ende dëshirojnë të bëjnë çfarëdo që mundën për të rinovuar kontratën e Kylian Mbappe, me kontratën e tashme që skadon në verën e ardhshme, por francezi duket se nuk dëshiron që të qëndrojë në Francë.

Francezi raportohet se refuzoi zgjatjen e kontratës pasi për të filluan të interesohen gjigantët e La Ligës, Real Madrid.

Sipas Le Parisien, PSG i ka ofruar Mbappes pagë 45 milionë euro neto për sezon për të rinovuar kontratën e tij, por 22 vjeçari e refuzoi atë.

Në të njëjtën kohë, siç thekson L’Equipe, PSG ende nuk është dorëzuar dhe ata do të bëjnë edhe një ofertë të re vetëm që ylli i tyre të rri në skuadër.

Një marrëveshje të re dy vjeçare

Oferta e dytë e PSG-së ishte e atillë që do ta lidhte Mbappen për dy vite për skuadër ku ai do të fitonte 45 milionë euro neto për  sezone – një pagë që është më e lartë në klub se e Neymar dhe Lionel Messi.

Siç ishte raportuar në atë kohë, oferta e parë për rinovim ishte në vlerë 25 milionë euro për sezon, por edhe ajo ishte refuzuar nga Mbappe.

Le Parisien parashikon që PSG të kthehet edhe me një ofertë që do të përfshinte bonuse për Mbappe, derisa  theksohet se Mbappe mund të pranojë oferta në janar nga klube elitare si Manchester City dhe Chelsea.

Gazeta franceze e theklson se ëndrra e Mbappes mbetet që të luajë për një klub si Real Madridi dhe parashikon që këto oferta që do t’i bëhen nuk pritet t’ia ndërrojnë mendjen atij.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments