Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKëtyre moshave u takojnë 22 viktimat e sotme në Kosovë

Këtyre moshave u takojnë 22 viktimat e sotme në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 22 viktima nga COVID-19.

Në statistikat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se gjatë kësaj kohe kanë vdekur dy burra të moshës 30-39 vjeçare, njëri nga Prizreni e tjetri nga Ferizaj.

Po ashtu ka vdekur një grua e moshës 40-49 vjeçare nga Rahoveci,

6 viktima janë të moshës 50-59 vjeçare, 5 viktima të moshës 60-69 vjeçare, 4 viktima të moshës 70-79 vjeçare dhe 4 viktima të moshës mbi 80 vjeç.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 1,894 raste të reja të infektuara me koronavirus.

Prishtina edhe sot ka raportuar më së shumti raste të reja, gjithsej 285.

Kujtojmë që me rritjen e numrit të rasteve të infektuara me COVID-19, është rritur edhe numri i të hospitalizuarve në vend.

Shumë pacientë është raportuar të jenë në gjendje të rënduar shëndetësore, derisa tashmë disa klinika kanë mbushur kapacitetet për të pranuar pacientë tjerë.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments