Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaVitia: Nga java e ardhshme ekipet e vaksinimit antiCOVID punojnë edhe në...

Vitia: Nga java e ardhshme ekipet e vaksinimit antiCOVID punojnë edhe në vikend

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka deklaruar se janë hequr nga administrimi 133 mijë e 234 vaksina nga kompania Astrazeneca pjesë e donacionit nga Norvegjia të cilave u ka skaduar afati.

 

Ministri Vitia deklaroi se ky s’është lajm i mirë, por si ministri e Shëndetësisë kanë paralajmërua se afati i tyre është 31 gushti i këtij viti.

Ndër të tjerash ministri Vitia deklaroi se në fund të kësaj jave pritet të arrijnë edhe 150 mijë doza të vaksinës antiCOVID nga Gjermania të lloji Astrazeneca.

Poashtu një javë më pas do të arrijnë edhe 100 mijë doza të tjera të vaksinës, si donacion nga Italia.

“Janë donacione të miqve tanë dhe në këtë kohë janë treguar solidar e u jemi mirënjohës.Edhe këto vaksina janë Astrazeneca dhe me afat deri në nëntor të këtij viti.Në javën tjetër presim të vijnë edhe pjesa tjetër e vaksinave të prodhuara nga Pfizer, përmes COVAX si donacion nga SHBA prej 500 mijë doza dhe 200 mijë doza nga kontrata që kemi me Pfizer e që fillojnë të vijnë në fillim të çdo jave.Gjatë muajit gusht janë administruar mbi 400 mijë e 10 mijë vaksina dhe në shtator ky numër do të rritet”, shtoi ai.

Ministri Arben Vitia deklaroi se ekipet e vaksinimit do të intensifikojë punën dhe se nga vikendi i ardhshëm do të punojnë edhe përgjatë vikendit.

“Ju bëjë thirrje qytetarëve që të caktojnë termine për vaksina pasi pa vaksinim do të kemi vështirë të përballojmë valët e paralajmëruara të virusit.Është e rëndësishme të zbatohen masat e ndërmarra nga qeveria, distanca dhe higjienë.Masa të thjeshta por që parandalojnë ciklin e infeksioneve dhe mbrojnë shëndetin publik”, shtoi ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments