Komuna e Prishtinës ka njoftuar se i kanë liruar hapësirat në Parkun e Qytetit.
Në njoftimin e komunës thuhet se këto hapësira do të rigjenerohen.
“Si rrjedhojë, ekipet e sektorit të Rendit Komunal në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit kanë ndërmarrë aksion për lirimin e hapësirave brenda parkut të qytetit. Në koordinim me Drejtorinë e Parqeve dhe Hortikulturën, këto hapësira do të rigjenerohen!”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë
Lirohen hapësirat në Parkun e Qytetit
Për kohë të gjatë, lokalet në Parkun e Qytetit janë toleruar, me qëllimin e vetëm që të mos dëmtohen tutje bizneset, paralelisht me humbjet që kanë pasur për shkak të pandemisë.
Mirëpo, një pjesë e madhe e lokaleve kanë zgjeruar hapësirat e shfrytëzimit, duke e dëmtuar gjelbërimin e parkut, me ç‘rast kemi pranuar shumë ankesa nga qytetarët.
Si rrjedhojë, ekipet e sektorit të Rendit Komunal në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit kanë ndërmarrë aksion për lirimin e hapësirave brenda parkut të qytetit.
Në koordinim me Drejtorinë e Parqeve dhe Hortikulturën, këto hapësira do të rigjenerohen!