Deputeti i Kosovës, nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë.
Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se hapja e Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, po ndodh aktualisht.
“Është kënaqësi që po takoj shumë miq këtu. Po diskutohen çështje të rëndësisë evropiane e globale dhe, natyrisht, për rajonin tonë të Evropës Juglindore.”, ka shkruar ai tutje, derisa ka shpërndarë një fotografi nga eventi.