Friday, October 18, 2024
HomeLajmeKosovaArrestohen dy të mitur në Prishtinë, djegën barishtet e rrezikuan disa shtëpi

Arrestohen dy të mitur në Prishtinë, djegën barishtet e rrezikuan disa shtëpi

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur për arrestimin e dy personave të mitur në Prishtinë.

 

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën Xhevat Berisha në Prishtinë rreth orës 12:10.

Në rastin në fjalë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur nën dyshimin se të njëjtit i kanë vënë zjarrin disa barishteve dhe kanë vënë në rrezik shtëpitë aty afër.

Për të evituar rrezikun ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta ndalin zjarrin

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments