Një aksident trafiku që ndodhi para disa ditëve ka përfunduar me fatalitet.
Një person që u aksidentuar në fshatin Treboviq të Pejës, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës.
“Është raportuar, viktima ka qenë duke u trajtuar ne QKUK- Prishtinë me datën 31.08.2021, ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.