Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 26,886.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115,657, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,503 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës.
Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.