Barcelona zyrtarisht ka regjistruar transferimin e verës Sergio Aguero.
Aguero iu bashkua Barcelonës si agjent i lirë nga Manchester City pasi kaloi një dekadë në “Etihad”.
Jeta e argjentinasit në “Camp Nou” nuk ka qenë e lehtë, ngase humbi mikun e ngushtë Lionel Messi, derisa pastaj u lëndua dhe do jetë jashtë fushës për 10 javë.
Kjo nënkupton se Aguero nuk mund të debutojë me Barcelonën deri në fund të tetorit, por ka edhe lajme të mira.
Aguero më në fund është regjistruar në La Liga si lojtar i Barcelonës.
Largimi i Messit dhe i Emerson Royal ka ndihmuar që Aguero zyrtarisht të jetë lojtar i Barcelonës.
Kjo nënkupton se qendërsulmuesi mund të luajë sapo të rikthehet nga lëndimi.