Portieri dhe kapiteni i Kombëtares se Kosovës ka ndërruar ambient në Itali
Ai është zyrtarizuar si portier i skuadrës së Empolit derisa në Torino ishte portier i tretë.
Lajmin për Ujkanin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Empolit në Twitter ku e ka mirëpritur portierin kosovar.
“Samir Ujkan është i kaltër”, kanë shkruar ata.Empoli garon në Serie A të Italisë dhe për momentin është në vendin e 11-të ku nga dy ndeshje ka marrë 3 pikë.
📣 𝙎𝙖𝙢𝙞𝙧 𝙐𝙟𝙠𝙖𝙣𝙞 𝙚̀ 𝙪𝙣 𝙣𝙪𝙤𝙫𝙤 𝙘𝙖𝙡𝙘𝙞𝙖𝙩𝙤𝙧𝙚 𝙖𝙯𝙯𝙪𝙧𝙧𝙤#ForzAzzurro #AvantiAzzurro#Empolifc1920 #EmpoliFC #EmpoliFCOfficial pic.twitter.com/aA79zrI4ou
— Empoli Fc Official (@EmpoliCalcio) August 31, 2021