Saturday, November 23, 2024
HomeSportPSG refuzoi 200 milionë euro, Real Madrid menjëherë ndërpreu negociatat

PSG refuzoi 200 milionë euro, Real Madrid menjëherë ndërpreu negociatat

Mediumi më i madh francez “L’Equipe”, raporton se PSG nuk e do shitjen e sulmuesit Kylian Mbappe këtë afat veror.

 

Negociatat mes Real Madridit dhe PSG-së janë ndërprerë, derisa gjasa që Mbappe t’i bashkohet Realit këtë verë, janë shumë të ulëta.

Kishte shumë spekulime që PSG ka refuzuar dy ofertat e Realit me vlerë 160 milionë euro dhe 180 milionë euro.

Por, kjo nuk ishte arsyeja kryesore pse negociatat janë ndërprerë, e tëra sipas L’Equipe, ndodhi kur gjiganti francez refuzoi edhe ofertën e tretë me vlerë 200 milionë euro, që nuk ishte zyrtarisht në tavolinë.

Kjo ndikoi që Reali ta sheh situatën si të pamundur dhe heqi dorë nga Mbappe për këtë afat veror, derisa do provojë të nënshkruajë parakontratë qysh në afatin e janarit.

Ndërkohë, ekziston mundësia që edhe gjigantët e tjerë evropianë të interesohen për Mbappe, ngase pas 10 muajve do jetë agjent i lirë.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments