Saturday, October 19, 2024
HomeSportDallku: Nuk jam i kënaqur, ia falëm dy gola mysafirëve

Dallku: Nuk jam i kënaqur, ia falëm dy gola mysafirëve

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është deklaruar pas humbjes nga Drenica.

 

Dukagjini pësoi humbje në shtëpi nga Drenica me rezultat 1 – 2.

Pas ndeshjes, Dallku tha se nuk ishte i kënaqur me pjesën e parë dhe beson që ia kanë falur të dy golat skuadrës së Drenicës.

“Nëse e shohim gjithë ndeshjen një gol i tillë vendosi ndeshjen nga një ndërprerje dhe kjo është e pafalshme dhe gjithçka vështirësohet. Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë pasi i kemi falur të dy golat”.

“Kjo ndeshje do të jetë mësim për ne pasi nuk ka përfunduar asgjë dhe do të kemi kohë t’i rregullojmë gabimet të cilat i kemi bërë”, nënvizoi ai.

Dukagjini në dy takimet e para ka arkëtuar vetëm një pikë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments