Wednesday, November 27, 2024
HomeSportMbyllen dy ndeshjet e Superligës, Drita në paqe me Llapin, Malisheva triumfon...

Mbyllen dy ndeshjet e Superligës, Drita në paqe me Llapin, Malisheva triumfon ndaj Ulpianës

Kanë përfunduar dy përballjet e sotme të xhiros së dytë kampionale të edicionit të ri të Superligës së Kosovës.

 

Drita ka barazuar pa gola në ndeshjen ndaj Llapit, gjersa Malisheva ka arritur një fitore të rëndësishme në Suharekë.

Tek ndeshja e luajtur në Gjilan, Llapi kaloi në epërsi në minutën e 83-të nëpërmjet golit të Adem Maliqit, megjithatë VAR pas rishikimit i’a anuloi golin. Ndeshja kishte tensione të mëdha, ku u dhanë plot 13 minuta shtesë, gjersa trajneri i Llapit, Tahir Batatina u ndëshkua me karton të kuq pas protestave, megjithatë epilogu final i takimit ishte 0-0.

Ndërkohë Malisheva arriti një fitore të madhe duke triumfuar ndaj Ulpianës. Golat për malishevasit u shënuan nga Hasan Hyseni dy herë dhe Torviol Stullqaku, gjersa për Ulpianën shënoi Santos në fund të takimit për tu mbyllur ndeshje 3-1 në të mirë të Malishevës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments