Sunday, November 24, 2024
HomeSportInter përmbys gjithçka në pjesën e dytë, Correa shkëlqen në debutim

Inter përmbys gjithçka në pjesën e dytë, Correa shkëlqen në debutim

Skuadra e Inter ka fituar ndeshjen e dytë me radhë të edicionit të ri, duke fituar përballë Veronas me rezultat 3-1 si mysafir.

 

Inter ishte në disavantazh pas pjesës së parë, pasi Ivan Ilic përfitoi pas një gabimi nga Inter duke realizuar gol në minutën e 15-të.

Sidoqoftë kampioni përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, me tre gola të realizuara.

Rezultatin e barazoi Lautuaro Martinez në fillim të pjesës së dytë, duke realizuar me kokë pas një asistimi nga Edin Dzeko në minutën e 47-të, gjersa dy golat e fundit i realizoi i sapo transferuari tek ekipi italian, Joaquin Correa duke realizuar fillimisht në minutën e 83-të pas një asistimi nga Darmian, dhe në minutën e 94-të pas një asistimi nga Nicolo Barella, për t’i dhënë rezultatin final 3-1.

Inter tani regjistron dy fitore pas dy ndeshjeve të para të edicionit të ri të Serie A, duke grumbullar pikët e plota.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments