Wednesday, October 30, 2024
HomeShëndetësiSi të rrisni absorbimin e hekurit nga ushqimi?

Si të rrisni absorbimin e hekurit nga ushqimi?

Është i nevojshëm për funksionimin e përditshëm

Është interesante se ushqimi që hamë nuk ndikon vetëm në sasinë e hekurit që konsumojmë, por edhe në atë se sa mirë absorbohet në trupin tonë.

Kur e absorbon trupi, e përdor si një bllok ndërtimi për hemoglobinën, një proteinë e cila gjendet në rruazat e kuqe të gjakut që ndihmon në transferimin e oksigjenit në të gjithë trupin, transmeton Telegrafi.

Cilat ushqime përmbajnë hekur?

Ju mund të keni dëgjuar se mund të merrni hekur nga mishi i kuq, por ka shumë ushqime të tjera që përmbajnë natyrshëm hekur.

Hekuri gjendet në ushqimet shtazore që përmbajnë hemoglobinë, të tilla si mishi, peshku dhe shpendët. Mishi i lopës, i pulës dhe i viçit janë burime të mira hekuri, siç janë peshqit, sandri, salmoni ose toni.

Disa ushqime mund të përmirësojnë aftësinë e trupit tuaj për të absorbuar hekurin.

Ushqimet e pasura me vitaminë C

Vitamina C është treguar se përmirëson thithjen e hekurit. Ushqimet e pasura me vitaminë C përfshijnë agrume, perime me gjethe jeshile të errët, speca, pjepër dhe luleshtrydhe, shkruan Healthline.

Një studim tregoi se marrja e 100 mg vitaminë C me një vakt rrit thithjen e hekurit me 67%. Prandaj, pirja e lëngut të agrumeve ose konsumimi i ushqimeve të tjera të pasura me vitaminë C gjatë ngrënies së ushqimeve të pasura me hekur mund të rrisë absorbimin e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments