Wednesday, October 30, 2024
HomeSportLorik Cana do të tërheqë shortin për Ligën e Konferencës

Lorik Cana do të tërheqë shortin për Ligën e Konferencës

Ish-kapiteni i Shqipërisë, është nderuar nga UEFA.

 

Lorik Cana do të asistojë në tërheqjen e goglave gjatë shortit të Ligës së Konferencës.

Cana është ftuar nga UEFA që të jetë prezent në shortin që hidhet sot nga ora 13:00 në Stamboll të Turqisë.

Ky është një kompeticion i sapo-formuar nga UEFA, niveli i tretë evropian për klube pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Finalja e Ligës së Konferencës do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj 2022, ndërsa Cana është emëruar “Ambasador i Finales”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments