KB Bashkimi ka zyrtarizuar përforcimin e radhës.
Skuadra e Bashkimi ka vazhduar me përforcimin e ekipit në prag të fillimit të edicionit të ri.
Së fundmi ‘prizrenasit’ kanë shtuar në radhët e tyre amerikanin Richaud Gittens.
Gittens i gjatë 193 cm luan në pozitat 2 dhe 3, sezonin e kaluar ai ishte pjesë e skuadrës Barreirense në Superligën.
Është ky përforcimi i dytë i huaj nga “Arpagjikt” këtë merkato ndërsa më parë kanë shtuar në radhët e tyre edhe vendorët Valon Bunjakun dhe Artin Gashi.
Sezoni i ri në Superligën e Kosovës nis në mesin e muajit shtator.